Gjilani do të ketë punë me një klub në nivel krejtësisht tjetër për dallim nga ai me të cilin luajti në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Evropës. Pas fitores ndaj Tre Pennes në San Marino, nënkampioni kosovar do të përballet me gjigantin qipriot, APOEL-in në fazën e parë kualifikuese.
APOEL-i është nivel shumë më i lartë se Tre Pennes. APOEL-i ka përfunduar në vendin e tretë në kampionatin e Qipros. APOEL-i ka 28 tituj të kampionit të Qipros dhe 21 kupa të këtij vendi. Jo shumë kohë më parë, në edicionin 2011/2012, ka luajtur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Madje arriti edhe në çerekfinale.
Në fazën grupore të Championsit ka luajtur edhe në edicionin 2014/15. Në Ligën e Evropës ka luajtur në fazën grupore së fundi në edicionin 2016/17, kur arriti deri në një të tetën e finales. Pra rundet e para kualifikuese APOEL-i i kalon pa telashe.
Për vështirësitë që do të kenë në atë përballje e ka pranuar edhe trajneri i Gjilanit, Gentan Mezani. Në Interaktiv të KTV-së, të premten Mezani ka thënë se niveli i Gjilanit me atë të APOEL-it janë larg.
“Unë dua të qëndroj me këmbë në tokë. Niveli i APOEL-it dhe ai i joni janë ende larg. Por shpresoj që të bëjmë një lojë të bukur”, është shprehur ai.
Ndeshja Gjilani – APOEL do të luhet më 27 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...