Trajneri i Gjilani-t, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Dritës.
Sot (e diele) derbi i Anamoravës mbaroi pa fitues, derisa dy skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Mezani tha se pjesën e dytë e kanë dominuar, derisa është i kënaqur me pikën e fituar.
“E nisëm ndeshjen mirë, pastaj u tërhoqëm sepse Drita në vuri në vështirësi. E dominuam pjesën e dytë”.
“Reagimi në pjesën e dytë ishte shumë i mirë dhe kjo ka rëndësi për ne. Është pikë e vlefshme”, deklaroi ai.
Momentalisht, Gjilani renditët në pozitën e tretë, një pikë më pak se Drita, por skuadra e Mezani-t ka zhvilluar dy ndeshje më shumë./arbresh.info.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...