Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thomas Meunier ka refuzuar një rinovim afatshkurtër – dhe krejt kjo nënkupton që ai do të transferohet te Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.
Është thënë se PSG i kishte ofruar atij një marrëveshje afatshkurtër për të qëndruar për pjesën tjetër të edicionit të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se nuk dëshironte që ai të qëndronte më gjatë.
Meunier në dukje ka zgjedhur të nënshkruajë për Borussia Dortmund, dhe për shkak se sezoni i Bundesligës fillon në 21 gusht – pak para finales së Ligës së Kampionëve.
Meunier gjoja ka vendosur që ai më mirë të jetë me shokët e tij të ri të skuadrës në Dortmund sesa të jetë me PSG, kështu që e ka refuzuar ofertën e tyre afatshkurtër.
Kalimi i belgut në ‘Signal Iduna Park’ duket të jetë shumë afër.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’