Google ADS

Mesut Ozil zbulon talentin e fshehur të Sergio Ramosit

17:18 | 9 Nëntor 2018
Arbresh Info

Mesut Ozil ka zbuluar talentin sekret të ikonës së Real Madridit, Sergio Ramosit, si një këngëtar.

Ylli i Arsenali ka ndarë dhomën e zhveshjes tri vite me Ramosin gjatë kohës së tij te Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja ishin shokë shumë të afërt dhe vazhdojnë të kenë kontakt edhe sot, por Ozil thotë se kapiteni i Spanjës ka më shumë aftësi seç njerëzit mund ta kenë menduar.

“Kam kaluar një kohë të mirë aty, një kohë të suksesshme gjithashtu dhe kam bërë shokë të mirë”, ka thënë 30-vjeçarin.

“Shoku im më i mirë ishte Sergio Ramos dhe unë kam ende kontakt me të”

“Për mua, ai ndoshta është mbrojtësi më i mirë në botë”

“Ai është një djalosh i mirë, një shok i mirë dhe një këngëtar i mirë gjithashtu. Besoni apo jo, ai ka një zë të mirë”

Ozil ka pranuar gjithashtu se ka pasur kohë gjatë karrierës së tij në Bernabeu ku ai ishte i mahnitur duke shikuar vetëm punën e Cristiano Ronaldos në kampin stërvitor.

“Një tjetër gjë që njerëzit më pyesin gjithmonë është rreth asaj se si është të luash me Cristiano Ronaldon dhe e gjitha që mund të them është se unë nuk kam parë një person si ai asnjëherë”

“Ai punon fortë me të vërtetë dhe është djaloshi i parë që arrin në stërvitje dhe i fundit që largohet”

“Ai është shumë profesional dhe gjithmonë dëshiron të fitoj, madje edhe në ndeshjet në stërvitje”

/arbresh.info/

Të ngjashme