Mesut Ozil dëshiron të transferohet në Barcelonë dhe është duke pritur vendimin e tyre.
Ozil është duke e mbajtur Manchester United në pritje, pasi turko-gjermani është duke pritur vendimin e gjigantit katalan.
Reprezentuesi gjerman është vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe do të jetë lojtari i lirë në verën e ardhshme, nëse ai dështon të arrijë një marrëveshje të re me londinezët.
Mesfushori është i lirë që të bisedojë me klube të tjera jashtë Anglisë që nga janari, përderisa Arsenali mund të shesë atë në këtë afat në mënyrë që përfitojë ekonomisht.
Sipas gazetës spanjolle “Sport” agjenti i Ozilit, Dr Erkut Sogut, ka takuar drejtorin gjeneral të Barçës, Pep Segura, të martën e kaluar për transferimin e mundshëm të 29 vjeçarit në Nou Camp, transmeton arbresh.info.
Në raport shkruhet edhe se Ozil i ka treguar Barçës se dëshiron t’iu bashkohet atyre dhe se mesfushori e ka lejën të largohet gjatë janarit.
Po ashtu “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën se gjiganti katalan është informuar se dëshira e Ozilit që të transferohet në Barcelonë, është arsyeja që ai nuk dëshiron të ribashkohet me Jose Mourinhon në Manchester United.
Megjithatë, Ozil dëshiron që ta dijë vendimin e Barcelonës në fund të muajit dhjetor, në mënyrë që ai të planifikojë të ardhmën e tij. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...