Arsenali i Unai Emery e ka fituar derbin londinez, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultatin 4:2.
Por, ajo që ra në sy ishte mungesa në festë e ish reprezentuesit gjerman Mesut Ozil. Ai nuk ishte fare në listën e skuadrës, por nuk u pa as kur lojtarët festuan pas ndeshjes.
I pyetur nga gazetarët për turko gjermanin, trajneri bask nuk ka dhënë shumë informata.
“Ai ka dhimbje në shpinë” ka thënë trajneri, duke iu referuar deklaratës së lëshuar nga klubi londinez.
I pyetur se si u lëndua Ozil, Emery ka thënë: “Nuk e di.” Dhe i pyetur se ku ishte gjermani, trajneri me një buzëqeshje ka thënë: “Nuk e di. Ndoshta duhet të flasim për djemtë që luajtën për mrekulli.”
Kujtojmë se raportet mes mesfushorit dhe trajnerit të Arsenal nuk janë më të mirat të mundshme.
Ozil në anën tjetër është lojtari me pagën më të lartë në Arsenal.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...