Google ADS

Mesut Ozil përkeqëson raportin e drejtorëve të Milanit

23:17 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

Drejtorët e AC Milanit nuk janë duke gjetur marrëveshje rreth mundësisë për të nënshkruar me mesfushorin Mesut Ozil të Arsenalit këtë muaj.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Milani është duke menduar transferimin e tij, por drejtorët e skuadrës në San Siro nuk janë duke rënë dakord mes vete rreth kësaj, transmeton portali arbresh.info.

Raporti mes Ivan Gazidis dhe Paolo Maldinit është përkeqësuar si pasojë e opinioneve të tyre në nënshkrimin me Ozilin.

Gazidic, i cili shërbeu si drejtor ekzekutiv i Arsenalit për rreth 10 viteve dhe u largua për të marrë të njëjtin rol në Milan vitin e kaluar, është kundër idesë për të transferuar Ozilin në Serie A. Ai  beson se 30-vjeçari nuk i përshtatet strategjisë së rekrutimit të klubit dhe se mosha dhe kërkesat financiare nuk përkojnë me klubin.

“Topçinjtë” janë të gatshëm për t’i dëgjuar ofertat për Ozilin, por mbetet të shihet se kush do të shprehet i gatshëm për të paguar pagën e tij. Arsenalit i duhet të subvencionojë pagat e tij në mënyrë që të heq dorë nga lojtari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme