“Mesut Ozil nuk e meriton ta vesh atë fanellë”

17:50 | 4 Maj 2018
Arbresh Info

Ish ylli i Arsenalit ka goditur mesfushorin Mesut Ozil duke thënë se “nuk e meriton ta vesh atë fanellë”.

Analisti në ‘BT Sport’, Martin Keown ka kritikuar ashpër reprezentuesin e Gjermanisë pas eliminimit të Arsenalit në gjysmëfinale të UEFA Evropa Ligës nga Atletico Madridi, transmeton portali arbresh.info.Duke folur pas ndeshjes, ish reprezentuesi i Anglisë tha se ai “nuk ka qenë për një kohë të gjatë i kënaqur me Ozilin” duke shtuar se i është dukur sikur Arsenali “e kishte mbajtur atë”.

“Shfaq pak energji. Ai është në prag të kësaj. Duket sikur duart e tij janë në ajër. Shikoni këtë grup, ata nuk janë të mirë as sa unë. Dikush është dashur ta kap atë kohë më parë dhe t’i jap një shkundje dhe t’i thotë “Ne jemi duke u përpjekur për të dhënë topin ty. Ne jemi duke punuar për ty, por ju nuk jeni duke punuar për ne””, ka thënë Keown.

“Besoj se ai nuk do të luaj sërish këtë sezon. Ai do të ketë një thyerje emocionale dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj në vikend. Nuk e di se sa shumë ka qenë i sëmurë këtë sezon, por ai djalë nuk është duke bërë shaka me mua. Ajo nuk ishte një performancë e duhur”

Ozil nënshkroi kontratë tri vjeçare në janar, por nuk ka qenë në top formë në Angli dhe ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka krijuar gjithsej 12 asistime brenda këtij sezoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme