Mesut Ozili është i përgatitur për të pritur largimin e Unai Emery nga Arsenali.
31-vjeçari nuk është pjesë e lojtarëve në planet e trajnerit të “Topçinjve” dhe nuk është duke u shfrytëzuar në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët madje kanë ngritur pyetje në lidhje me mungesën e Ozil për shkak se gjermani tani është plotësisht i gatshëm.
Ai nuk ka qenë i pranishëm në ndonjë ndeshje që nga fundi i muajit shtator ndërkohë që performancat e Arsenalit kanë qenë aspak bindëse.
Dhe sipas një raporti nga Bleacher Report, Ozil sugjerohet se ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në klub pavarësisht situatës për shkak se beson se Emery nuk do të ketë një sezon në tretë në klub.
Ozil është përfolur shumë për transferim në MLS por duket se lojtari ka plotësisht qëllime të tjera./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...