Mesut Ozil në janar pritet të largohet nga Arsenal-i, ky mund të jetë destinacioni i radhës

09:07 | 21 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenal-it, Mesut Ozil ndoshta do largohet nga klubi në afatin e janarit.

Ozil mbeti jashtë listës së 25 lojtarëve të pranishëm në skuadrën e Premierë Ligë-s dhe nuk do luajë së paku deri në shkurt, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Star, lojtari ka luajtur ndeshjen e fundit për “Topçinjtë” dhe do largohet në janar në mënyrë që të luajë rregullisht.

Skuadrat në MLS janë shumë të interesuara, por është e paqartë nëse mesfushori ofansivë është i përgatitur të largohet nga Evropa.

Ai është 32-vjeçar, andaj ndoshta do preferonte të luante në Evropë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme