Mesut Ozil është bërë lojtari gjerman që ka shënuar më së shumti gola në histori të Premierë Ligës pas super performancës që shfaqi mbrëmjen e sotme (e hënë) kundër Leicester Cityt.
Superylli i Arsenalit arriti të realizoj madje dhe një gol në fund të pjesës së parë të ndeshjes në Emirates duke barazuar rezultatin në 1 me 1 si dhe duke vendosur emrin e tij në librin e rekordeve, transmeton portali arbresh.info.
Ozil, i cili ka realizuar 30 gola në kampionatin më të madh në Angli, ka lënë pas sulmuesin legjendar të “Spursve” – Jurgen Klinsmann, i cili kishte shënuar 29 herë.
Ish fituesi i Kampionatit Botëror, i cili u pensionua nga detyra me skuadrën kombëtare në muajin korrik, kombinoi bukur me mbrojtësin Hector Bellerin para se të shkruaj historinë.
Hector Bellerin vrapoi para Mesut Ozilit dhe riktheu më pas topin në formë të bukur te 30-vjeçari që e la të pashpresë portierin Kasper Schmeichel në portën e “Dhelprave”.
Ozil bëri një punë magjike edhe në vazhdim pasi ishte pjesë e dy golave të tjera të shënuara nga Arsenali.
Ai madje festoi para se topi të hynte në rrjetë pasi krijoi një super asistim te Pierre Emerick Aubameynag në golin e dytë personal të sulmuesit gabonez.
Ozil kishte kombinuar bukur me Bellerinin edhe në golin e parë të Aubemayang duke ndarë në dyshe plotësisht mbrojtjen e Leicesterit për të pasuar te futbollisti spanjoll që më pas asistoi te ish ylli i Dortmundit./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e ndeshjes:
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”