Google ADS

Mesut Ozil mungon në stërvitje te Arsenali para ndeshjes kundër Burnleyt

17:57 | 5 Maj 2018
Arbresh Info

Mesut Ozil nuk ishte prezent në stërvitje derisa yjet e Arsenalit u përgatiten për ndeshjen e tyre kundër Burnleyt.

Mesfushori luajti plotë 90 minuta në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Evropa Ligës ku skuadra e Arsene Wenger u eliminua në duart e Atletico Madridit mbrëmjen e së entjes, transmeton portali arbresh.info.

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown kishte parashikuar që Ozil nuk do të ishte në dispozicion për ndeshjen e këtij vikendi pas disfatës dhe gjermani mungoi te skuadra e parë në stërvitje.

Santi Cazolra u rikthye plotësisht në stërvitje për herë të parë pas 19 muajve dhe synon të luaj për “Topçinjtë” në ndonjë ndeshje para fundit të sezonit.

Ndeshja e fundit e mesfushorit për Arsenalin ishte në tetor të vitit 2016./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme