Federata e Futbollit të Gjermanisë ka konfirmuar se Mesut Ozil do të mungoj në ndeshjen e fundit miqësore para Kampionatit Botëror kundër Arabisë Saudite për shkak të një lëndimi të “vogël” në gju.
Ozil shënoi golin e Gjermanisë në disfatën 2 me 1 kundër Austrisë të shtunën, por që nga atëherë ka pasur probleme me gju të mavijosur, transmeton portali arbresh.info.
Raportohet që ylli i Arsenalit nuk është shfaqur katër ditë në stërvitje si rezultat i këtij lëndimi.
Ozil është në dyshime gjithashtu edhe për ndeshjen e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror kundër Meksikës më 17 qershor.
Pas ndeshjes kundër Meksikës, Gjermania do të luaj edhe kundër Suedisë, Koresë Jugore dhe Rusisë në përpjekje për të mbrojtur titullin e kampionit./arbresh.info/
https://twitter.com/DFB_Team_EN/status/1004664165322108928
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend