Real Madridi do të rinënshkruante me yllin e Arsenalit, Mesut Ozil, në rast se ai do të kishte mundësi të performonte edhe për pjesën e tjetër të mbetur të sezonit ashtu siç bëri kundër Leicesterit.
Kështu beson analisti në ‘Sky Sports’ dhe ish sulmuesi i Arsenalit, Paul Merson, transmeton portali arbresh.info.
Mesut Ozil shfaqi një super performancë për “Topçinjtë” në fitoren e tyre 3 me 1 ndaj Leicester Cityt mbrëmjen e së hënës. Ish reprezentuesi i Gjermanisë shënoi golin e tij të parë dhe të barazimit për skuadrën e tij.
30-vjeçari më pas luajti një pesë të madhe edhe në dy golat e shënuara nga Pierre Emerick Aubameyang, përfshirë asistimin në golin e dytë nga reprezentuesi gabonez.
Performancat si kjo kanë qenë të rralla nga Ozil gjatë kohës së tij në Arsenal. Por, Merson thotë se Real Madridi do të kërkonte lojtarin që fiton 350 mijë funta në janë nëse ai do të performonte ashtu vazhdimisht.
“Ai do të rikthehej në Real Madrid për rreth gjashtë muaj nëse do të luante kështu çdo javë”, ka thënë Merson. “Kaq i mirë është ai. Kjo është një gjë frustruese, kjo është ajo që ai mund të bëjë në çfarëdo dite”
“Ai pasim ishte i klasit botëror, sa njerëz e kanë parë atë?”
“Më pas ky, kur e keni parë një sprint si ky?”
Ozil iu bashkua Arsenali nga Real Madridi në vitin 2013 për një tarifë rekorde prej 42.5 milionë funta.
Mesfushori shpenzoi tri sezone në Bernabeu duke shënuar 27 gola brenda 159 paraqitjeve./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...