Superylli i Arsenalit, Mesut Ozil ka lënë të kuptohet se tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij në klub.
Ozil do të mbetet pa kontratë te klubi në Emirates në fund të sezonit 2017/18 dhe mesfushori 29-vjeçari ka qenë i lidhur me transferimin larg nga Londra Veriore gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet se Manchester United dhe Barcelona kanë shprehur interesim të madh për reprezentuesin e Gjermanisë, por ai insiston tani se është “krenar” që luan për “Topçinjtë”. I pyetur pse iu bashkua Arsenalit në një konferencë për ‘Sky Sports’ me fëmijët, Ozil u përgjigj kështu:
“Për shkak të historisë dhe lojtarëve të mrekullueshëm. Unë jam këtu për të mësuar, për tu zhvilluar dhe për të shfaqur talentin tim për këtë klub”
“Ky klub më ka bërë më të madh. Jam shumë krenar që luaj për një klub të madh si Arsenali”
Trajneri Arsene Wenger ka shprehur gjithashtu në të kaluarën se beson në qëndrimin e fituesit të Kampionatit Botëror në klub./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës