Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozili raportohet se frikësohet që tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit te gjiganti londinez nën udhëheqjen e Unai Emery.
Gjermani ka qenë një performues i rregullt te “Topçinjtë” gjatë gjashtë viteve të fundit, por së fundmi ka pasur probleme me trajnerin Unai Emery, i cili refuzon të zgjedh atë për ndonjë ndeshje në kampionatin anglez, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga The Mirror, ish lojtari i Real Madridit është i pasigurt nëse do të ketë shansin për të reprezentuesit “Topçinjtë” sërish teksa klubi synon shitjen e tij në fillim të vitit të ardhshëm.
Ozil është aktualisht lojtari që fiton më së shumti te “Topçinjtë” me një pagë javore prej 350 mijë funtave dhe klubi dëshiron të heq dorë të paktën edhe në formë huazimi për të reduktuar faturën e pagave.
Aktualisht, asnjë klub besohet se nuk është i gatshëm për të paguar pagën e lojtarit por raportet kanë shfaqur se Fenerbahce mund të rekrutoj atë në formë huazimi në janar dhe do të paguajnë 50 për qind të pagës së tij./arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen