Kina komunikoi se do të anulojë mikpritjen e dy miqësoreve që ishin programuar për kombëtaren e Argjentinës, pas protestave për mungesën dhe sjelljen e Messit, që nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Miami, duke provokuar zemërimin e qeverisë lokale që faktikisht kontrollohet nga kinezët, edhe për faktin se vetëm 3 ditë më pas Messi luajti në sfidën e Inter Miamit kundër Vissel Kobe në Tokio.
Kombëtarja e Argjentinës kishte paralajmëruar një turne në vendin aziatik nga 18 në 26 mars, gjatë të cilit do të përballej me Nigerinë në Hangzhou dhe me Bregun e Fildishtë në Pekin. Por polemikat rreth kampionit të botës që deri pak ditë më parë ishte shumë popullor në kinë, janë intensifikuar ditët e fundit.
Spektatorët në Hong Kong që kishin paguar deri 570 euro biletën për të parë Messin në fushë, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e Messit por edhe për sjelljen e tij, pasi nuk ju drejtua publikut për të kërkuar ndjesë. Ndërkohë Federata Kineze e Futbollit publikoi një komunikatë ku bën të ditur se vendi aziatik nuk do të mikpresë miqësoret e programuara të Argjentinës për në mars. “Shumë të apasionuar të futbollit së fundmi kanë kërkuar informacion për ndeshjen e Lionel Messit në Pekin. Pas verifikimeve të bëra nga shërbimet tona, Pekini nuk parashikon për momentin të organizojë një ndeshje në të cilën do të merte pjesë Lionel Messi”, lexohet në komunikatën e Federatës Kineze.
Anulimi i turneut në Kinë është një goditje për Federatën argjentinase që e konsideron kolosin aziatik një merkato strategjike dhe ku ka kontrata të shumta sponsorizimi apo bashkëpunimi me kompani lokale. Ndërkohë e përditshmja kineze “Global Times” e njohur për pozicionimin e saj nacionalist, në një editorial të publikuar këtë javë la të kuptohej se sjellja e Inter Miami dhe Messit në Hong Kong kanë qenë të motivuara politikisht. Autoritetet e Hong Kong janë rregullisht nën shënjestrën e Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar, që kur në territorin gjysmë autonom u adoptua një ligj mbi sigurinë kombëtare që kontribuon për ti mbyllur gojën opozitës politike./Ss
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...