Me një numër të madh trofesh dhe rekordesh të thyera derisa vazhdon qëndrimin në njërin nga klubet më të mëdha në botë, Lionel Messi sigurisht se do të mbahet mend si njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Duke marrë parasysh aftësitë e tij me topin, shumë kanë pritur që dy fëmijët e tij, katër vjeçari Thiago dhe një vjeçari Mateo, të ndjekin hapat e babait të tij për tu bërë legjenda të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Por, edhe pse të dy janë ende të vogël, Lionel Messi ka zbuluar se njëri nga fëmijët e tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë interesimi në botën sportive.
Sulmuesi i Barcelonës ka zbuluar në një televizion uruguaian se Thiago nuk është një tifoz i lojës së bukur dhe merr pjesë vetëm në ndeshjet si nikoqir në ‘Camp Nou’ për të shikuar shokët e tij të ngushtë.
“Atij nuk i pëlqen futbolli shumë. Ai shkon për shkak të Benjaminit [djali i Luis Suarezit] dhe disa shokëve në shkollë, por ai nuk është një adhurues i kësaj loje. Ai nuk është si djali i Suarezit që mban topin gjatë gjithë kohës”, tha Messi./arbresh.info
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë
KB Peja po e ‘pastron’ skuadrën, çfarë po paralajmërohet nga...