Google ADS

“Messi u zhduk përsëri kur Argjentina kishte më së shumti nevojë për të”

22:57 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Argjentinës është dashur të pajtohet me realitetin e hidhur, eliminimin nga Kupa e Botës.

Është Kombëtarja e Francës që në një ndeshje interesante ka mposhtur 4:3 Argjentinën.

Për Messin, ky mund të jetë edhe botërori i fundit në karrierën e tij, pasi në Katar në vitin 2022 do të jetë 35 vjeçar.

Pas humbjes dhe eliminimit nga botërori, media spanjolle ‘Marca’ ka kritikuar Messin për paraqitjen ndaj Francës.

“Dhe Messi zhduket përsëri, kur ata kishin më së shumti nevojë për të”, shkruan Marca, raporton Lajmi.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme