Lionel Messi ka shpjeguar arsyen pse ai ka vendosur që të nënshkruajë për Inter Miamin dhe të refuzojë ofertën astronomike nga Al-Hilali.
Messi ishte një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me gjigantin francez Paris Saint-Germain skadoi dhe kështu mund të vendoste për destinacionin e tij të radhës.
Barcelona u mundua që ta transferojë atë, por nuk ishin në gjendje ta kompletojnë transferimin për shkak të rregullave financiare strikte të La Ligas.
Një tjetër ekip që u mundua që ta ketë Messin në radhët e saja, ishte edhe ekipi arab Al-Hilal, të cilët thuhet se i kishin ofruar argjentinasit një pagë prej 1.5 miliardë dollarësh në vit.
Sidoqoftë, kjo nuk i bëri përshtypje Messit pasi ai e refuzoi atë dhe eventualisht vendosi që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek Inter Miami.
“Unë e mora këtë vendim dhe tani do të shkojë tek Miami. Unë dëshiroja të largohem nga Evropa dhe të mos jem në qendër të vëmendjes, por të mendojë më shumë për familjen time”, ka thënë Messi për Mundo Deportivo.
Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, e kishte përshëndetur vendimin e Messit për të ‘injoruar’ Arabinë Saudite, duke thënë se tetë herë fituesit të Topit të Artë nuk i interesojnë parat, por dashuria për futbollin.
“Agjentët merren me gjërat e tjera. Messi ka ardhur që të konkurrojë dhe të luajë, atij nuk i interesojnë paratë, sepse e do futbollin”, ka thënë Stoichkov./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...