Fernando Torres beson që Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori dhe se ylli i Barcelonës do të dyfishonte arritjet e tij në karrierës nëse nuk do të ishte Cristiano Ronaldo i Real Madridit.
Cristiano Ronaldo barazoi rekordin prej pesë Topave të Artë këtë muaj duke kaluar në një nivel të njëjtë me Messin derisa dyshja vazhdojnë luftën me klube dhe çmime individuale, transmeton portali arbresh.info. Ata do të takohen kokë më kokë kur kampioni i La Ligas, Real Madridi të hap dyert për liderin e ligës, Barcelonën, të shtunën në stadiumin Santiago Bernabeu.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Torres lavdëroi Messin, megjithëse spanjolli vlerësoi edhe Ronaldon për arritjet e tij të mëdha në prezencë të golashënuesit më të mirë të Barcelonës.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/943624809996357632
“Ajo që Cristiano Ronaldo ka bërë në kohën e Messit thotë shumë për të”, ka thënë Torres për ‘Radio Marca’.
“Nëse ai nuk do të ishte këtu atëherë Messi do të arrinte dyfishin. Mendoj që Messi është lojtari më i mirë në botë megjithëse ata janë lojtarë të ndryshëm”
Messi ka shënuar gjithsej 14 gola në La Liga këtë sezon duke i ndihmuar Barcelonës të vazhdojë qëndrimin si e pamposhtur me gjashtë pikë të pastra në krye të tabelës, para Atleticos e vendosur në pozitën e dytë.
Madridi është në pozitën e katërt me 11 pikë prapa Barcelonës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
https://twitter.com/realmadriden/status/943526409577816064
Ndryshe, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në ligë deri tani./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...