Messi sot barazon rekordin e Ryan Giggs në Ligën e Kampionëve, por mbetet larg Ronaldos

15:17 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi sot (e marte) do të bëjë paraqitjen e 141-të në Ligën e Kampionëve duke e barazuar rekordin e legjendës së Manchester United, Ryan Giggs.

Barcelona do përballet me Napolin në “San Paolo”, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në ndeshjen kthyese që zhvillohet në “Camp Nou” do barazojë rekordin e legjendës madrilene, Raul Gonzalez që ka bërë 142 paraqitje.

Ish-bashkëlojtari i argjentinasit, Xavi Hernandez është i treti në listë me 151 ndeshje në garën me prestigjioze në botë.

Kurse, rivali Cristiano Ronaldo ka bërë 168 paraqitje këtë garë, nëntë me pak se ish-gardiani i “Los Blancos”, Iker Casillas që ka më së shumti në histori të futbollit./arbresh.info.

Të ngjashme