Messi nuk e sheh Ronaldon si shokë në të ardhmen.
Duket se asnjëherë nuk do të ketë më shumë se respekt për njëri-tjetrin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, kur t’i varin atletet.
Portugezi kohë më parë kishte thënë se ndoshta në të ardhmen, rivaliteti që kanë pasur për shumë vite në fushë, do të shndërrohet në shoqëri jashtë saj, por kështu nuk mendon Messi.
“Cristiano ka thënë kohë më parë se në të ardhmen mund të bëheni shokë të mirë, a mendoni se është e mundur? Nuk e di nëse do të jemi”, u përgjigj Messi, shkruan gazeta Express.
“Shoqëria krijohet duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur njëri-tjetrin më mirë. Ne nuk kalojmë kohë së bashku, e vetmja mënyrë të shihemi janë ceremonitë e shpërblimeve dhe është e vetmja kohë ku flasim paksa. Në atë moment çdo gjë është mirë, por pastaj nuk kalojmë përsëri kohë së bashku”, theksoi mes tjerash Messi.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...