FIFA ka publikuar pamjet e Lionel Messit duke ngushëlluar bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe me një përqafim pas fitores së Argjentinës ndaj Francës me penallti në finalen e Kupës së Botës.
Franca u mund 4-2 me penallti duke barazuar në një finale emocionuese 3-3 në kohën e rregullt dhe vazhdime në stadiumin Lusail, pasi het-triku i Mbappes i kishte rikthyer dy herë në garë.
Sulmuesi gjithashtu shënoi penalltinë e tij në 11 metrsha, por heroizmi i tij nuk ishte në gjendje të pengonte Argjentinën të fitonte Kupën e Botës për herë të tretë.
Mbappe u shfaq i dëshpëruar kur mori këpucën e artë dhe medaljen e nënkampionit.
Messi, i cili shënoi dy gola në finale, përqafoi Mbappe para prezantimit të trofeut.
Yjet e PSG-së u panë duke ndarë një përqafim pas finales emocionuese, me trajnerin e Argjentinës Lionel Scaloni më pas duke i shtrënguar dorën Mbappes.
Messi ❤️ Mbappe#FIFAWorldCup #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 19, 2022
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...