Google ADS

Messi shfrytëzon Neymarin gjatë bisedave me talentin Ousmane Dembele

15:12 | 14 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përdorur Neymarin për t’i treguar anësorit Ousmane Dembele se mund ta kuptojë fillimin e ngadaltë të karrierës së tij në Camp Nou.

Barcelona transferoi Dembelen nga Borussia Dortmundi për 96 milionë funta pasi Neymari vendosi për sfidë të re te gjiganti në Liga 1, Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Ousmane Dembele duke diskutuar me Lionel Messin gjatë stërvitjeve
Ousmane Dembele duke diskutuar me Lionel Messin gjatë stërvitjeve

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Lionel Messi ka diskutuar me 20-vjeçarin pas fitores së tyre 3 me 0 ndaj gjigantit në Serie A.

Messi duket se ka përdorur si shembull Neymarin si mjet për të nxitur moralin e Dembeles./arbresh.info/

Të ngjashme