Ish-futbollisti brazilian, Filipe Melo, i ka paralajmëruar kundërshtarët e Lionel Messit të mos tentojnë ta mbajnë të heshtur argjentinasit duke e shkelmuar atë, pasi që thotë se argjentinasin vetëm sa e motivojnë më shumë këto gjëra.
Filipe Melo është përballur me Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve e edhe me ekipet kombëtare. Ai thotë se historia se si e kishte mposhtur Messin në një ndeshje do të jetë një histori që do t’ua tregojë nipave e mbesave të veta në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.
Melo është tani në vitin final të karrierës së tij në Palmeiras, pasi më parë kishte përfaqësuar klube si Juventusin, Interin, Galatasaray dhe Almerian.
“Unë kam luajtur në shumë ndeshje kundër Messit. Ai është i veçantë sepse nëse e godet, ai ngrihet dhe kthehet për më shumë. Ai nuk frikësohet. Ai është në top treshen në histori dhe kjo është një çmenduri”, ka thënë Melo.
“Unë e mbaj mend se ne po luanim në Rosario dhe ajo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Argjentinën. Ne fituam 3:1 dhe luajtëm shumë mirë”.
“Në atë skuadër të Argjentinës ishte edhe Veron, njëri ndër idhujt e mi, të cilin e doja shumë. Messi nuk bëri shumë. Unë do t’ia tregoj atë histori fëmijëve e nipave të mi – të paktën në atë ndeshje, ne e ndalëm Messin”.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...