Lionel Messi me shumë gjasa do të jetë fituesi i Topit të Artë për vitin 2023.
Për argjentinasin kjo do të jetë hera e tetë që do të fitojë trofeun më të vlefshëm individual, shkruan Arbresh.info.
Edicioni i 67-të i kësaj ceremonie do të mbahet me 30 tetor në teatrin Chatelet, në kryeqytetin e Francës, Paris.
Sipas shumë mediave të njohura në të gjithë botën po ashtu edhe një prej gazetarëve më të njohur sportiv tashmë, kanë treguar fituesin e këtij çmimi.
Sulmuesi i Inter Miamit dhe përfaqësuesit të Argjentinës, Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë.
Messi ishte një ndër figurat kryesore që Argjentina arriti të fitojë Kupën e Botës në Qatar, në vitin 2022, teksa ka pas një sezon të mirë edhe me Parisin ku fitoi ligën dhe kupën e Francës.
Haaland ishte kandidati kryesor i Messit, ku norvegjezi ka arritur të fitojë tripletën me Manchester Cityn dhe shënoi mbi 40 gola në sezon./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...