Sipas AS, Lionel Messi është në prag për të rënë dakord për një kontratë të re dy vjeçare me Barcelonën, duke i dhënë fund spekulimeve intensive mbi të ardhmen e tij në klub.
Messi e bëri të qartë dëshirën e tij për të lënë “Camp Nou” verën e kaluar, por tani duket se është bindur të qëndrojë nga presidenti i ri, Joan Laporta dhe shoku i tij më i mirë Sergio Aguero, i cili nënshkroi për klubin katalunas të hënën.
Messi ka shumë të ngjarë të vendosë nënshkrimin mbi një zgjatje të re të kontratës dy vjeçare që do ta çojë deri në fund të karrierës së tij në Barcelona.
Ajo që është interesante është se ata përmendin që Messi ende mund ta përfundojë karrierën e tij në Newell’s Old Boys, ku ai filloi si një i ri./albeu/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë