“Messi nuk mund të ndalet, Ranaldo është një makinë”

23:56 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Ish mbrojtësi i Kombëtares se Francës, i cili është përballur me superyllin e Barcelonës dhe Juventusit shpesh ka folur për aftësitë e dy futbollistëve

Fituesi i Kupës së Botës, mbrojtësi Adil Rami, ka thënë se Lionel Messi nuk mund të ndalet kurse Cristiano Ronaldo është “një makinë”.

Mbrojtësi me përvojë të gjatë, i cili për momentin është duke luajtur për skuadrën portugeze Boavista, është përballur disa herë me dy lojtarët më të mirë te të gjitha kohërave.

Ai kaloi dy vite në Spanjë me Sevilla, 2015-2017, ku u njoh më persë afërmi me aftësitë e Messi dhe Ronaldos në përballjet e tij me Barcelonën dhe Real Madridin.

“Kur ishte Lionel Messi në fushë ne e dinim se nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk mund të mbrohem, ai gjithmonë e bën pasimin e duhur. Është një dhuratë për futbollin”.

“Por, ajo çka me ka mahnitur të Ronaldo është puna e palodhshme e tij”.

“Hera e parë kur e pashë ishte kur u largova nga Frejus dhe shkova në Lille. Luanim në Ligën e Kampionëve në atë kohë. E pash dhe thashë ai është i ‘mahnitshëm!”.

“Më vonë, u përballa më të në La Liga…ishte si një makinë që nuk ndalet”.

“Pas ndeshjes, shkova të ha me familje dhe ata me pyetën “pra, si ishte Ronaldo?’. Ju thashë sa i vështirë është dhe për çudi se pas asnjë pikë dhjam në trupin e tij”.

“Në ndeshjen e parë isha pak i stresuar. Unai Emery me tha që mos t’i jepja shumë hapësirë, të rrija në këmbë dhe ta mbuloja me presion për shkak se kur ai sulmon, gjithçka përfundon”.

Përderisa Rami e kishte të vështirë që ta ruante Ronaldon ai disa herë e kishte kundërshtarë atë, pasi që sulmuesi i Juventusit kishte disa momente para tij.

“Nga të gjitha, me fanellat e Messi dhe Ronaldos që kam, mund ta blejë një villa në Los Angeles! Për herë të parë, shkova dhe ia kërkova Ronaldos, ai pranoi. Ne luajtëm prapë, ia kërkova prapë dhe ai prapë ma dha fanellën… dhe, është super i respektueshëm pasi ai merrte edhe timen”. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme