Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka insistuar se nuk ka ndonjë problem me bashkëkombësin dhe sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Dybala në të kaluarën ka pranuar se ishte e vështirë për të luajtur së bashkua me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë për shkak se dyshja operojnë në pozita të ngjashme në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Dybala vazhdon të ketë problem për të depërtuar në linjën startuese të trajnerit Jorge Sampaoli në Kampionatin Botëror në Rusi, Messi është pyetur rreth këtyre komenteve dhe raportit të tij me 24 vjeçarin duke siguruar se nuk ka ndonjë problem mes tyre.
“Paulo dhe unë kemi folur për këtë, ajo që ka dhënë ai është e vërtetë, te Juventusi ai luan në të njëjtin rol siç luaj unë”, ka thënë Messi për ‘Fox Sports’.
“Me mua në skuadrën kombëtare, ai luan më shumë në krahun e majtë, gjë me të cilën ai nuk është mësuar. Është më e vështirë për ne për të luajtur këtu, unë nuk shkoj aq shpesh në krahun e majtë”
“E kam kuptuar atë çfarë ka thënë ai, këtu nuk kishte nevojë për të sqaruar diçka”
Messi pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme (e martë) në miqësoren kundër Spanjës pas qëndrimit jashtë fushe në fitoren 2 me 0 kundër Italisë.
Megjithatë, Dybala nuk është në dispozicion për shkak se është përjashtuar nga skuadra e fundit./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...