Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se argjentinasi mund të fitojë më shumë para nëse largohet, por ai ende shpreson se Messi do të qëndrojë
Barcelona mund ta mban ende Lionel Messi, pavarësisht problemeve financiare, sipas Joan Laportas, i cili insiston se kapiteni i klubit “nuk është i fokusuar vetëm te paratë”.
Laporta edhe më parë ka qenë presidenti në Camo Nou, nga viti 2003-2010, ku kishte përcjell vitet e para të Messi në Barçë dhe tani po shikon që ai të vazhdon me skuadrën edhe vitet e fundit.
Gjigantët katalunas janë në një krizë financiare për shkak te pandemisë së koronavirusit dhe besohet se ata do të shikojnë nivelin e pagave të cilat do të rimendohen dhe ristrukturohen.
Messi është ka një pagë të madhe por përderisa ai po afrohet drejt fundit të kontratës së tij, e cila skadon më 2021, ka dyshime se ai nuk do të rinovojë kontratë të re me Barcelonën.
Top golashënuesi i klubit deshi të largohej para se të fillojë sezoni 2020-21 dhe besohet që ai do të largohet nga Barcelona, edhe pse Laporta beson se thellë në zemër sulmuesi argjentinas do të qëndrojë.
Laporta ka thënë se ka klube që kanë shumë para e që do të përpiqen të nënshkruajnë me Messi, por ato nuk e kanë trashëgiminë për ta pasur në ekip gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.
“Ne do të përdorim aftësitë tona për ta mbajtur Messi me ne”, tha Laporta për Radio Marca.
“Leo nuk është i fokusuar vetëm të paratë. Do të këtë një ofertë të mirë ekonomike, por nuk do të jetë ofertë që do të kap shifrat e klubeve që ia ofrojnë atij”.
“Kam marrëdhënie të mira me Leon. Ai e dashuron Barcelonën. Jam i bindur që ai do të shikojë propozimin që do të vije nga presidenti i ri”.
“Do të bazohet kryesisht në një skuadër kompetitive e cila do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse unë do ta bëj këtë ofertë, do ta përmbushi; Jam me fat se kam besimin e Leos”.
“Tani nuk është koha të folim për Messi por për atë që unë duhet të jem president”.
Pashmangshëm, megjithatë, e ardhmja e Messi do të dominojë gjatë zgjedhjeve, për shkak të tifozëve që bëjnë presion që ai të rishkruajë kontratën. Ai është lidhur me shumë skuadra por kohëve të fundit më se shumti me Paris Saint-Germain.
Në janar, Messi do të jetë i lirë për të negociuar edhe me klubet e tjera. Zgjedhjet pritet të përfundojnë në muajin e njëjtë dhe është normale që secili kandidat për president të këtë një qëndrim për të ardhmen e Messi, për një qëndrim që kënaq klubin por edhe Messi.
Nuk është e vetmja çështje që e adresojnë kandidatët, por sigurisht që është një temë sizmike në klub.
Si tha Laporta për radion, largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus ishte më ndryshe për shkak se tashmë ai vetëm kishte luajtur për dy klube tjera si për Sporting CP dhe Manchester United, por Messi është lojtar i një klubi.
“Rasti i Leos është i veçantë. Ai është një nga pak lojtarë, si Pele, që i kanë qëndruar besnik vetëm një skuadre”, tha Laporta, duke përjashtuar kohën kur Pele kishte luajtur për pak kohë për skuadrën New York Cosmos.
Fushata e Laportas kishte një kthesë dramatike të martën kur ai shpalosi një poster të madh të vetvetes afër shtëpisë së Real Madridit te Santiago Bernabeu.
Posteri ka një imazh të Laportas ku poshtë tij shkruan: Mezi pres që të shihemi përsëri”.
Ishte një kthesë kreative që ka tërhoqi vëmendje globale, një gjë që e dëshiron Laporta. “Madrid është një zonë elektorale dhe ne duhet të ishim këtu. Ishte një lëvizje e mirë, në kuptimin e besimit. Ka pak ironi, po është e këndshme”, tha Laporta duke folur për këtë poster. /GazetaExpress/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë