Lionel Messi është detyruar të kërkojë falje për sulmuesin e Zenitit, Sebastian Driussi pasi ka gabuar duke cilësuar bashkëlojtarin një tifoz të tijin.
Ylli i Barcelonës ka qenë këto dy ditë në Rusi për shkak të një miqësore ndërkombëtare me Argjentinën, të cilën e fituan sot (e shtunë) me rezultat minimal 1-0.
Përpara kësaj konference, 30-vjeçari ka përmbushur raundin e tij të zakonshëm të fotografive dhe autografeve.
Mes atyre që kanë bërë fotografi dhe kanë rrëmbyer një moment me pesë herë Topin e Artë është sulmuesi argjentinas, Driussi, edhe pse Messi fillimisht dështoi ta njohë atë.
Sulmuesi i Zenitit ka ngarkuar foton e tij në rrjetin social Instagram me titullin: “Faleminderit idhull për foton. Leo Messi”.
Pasi e kuptoi se me cilin ishte fotografuar, Messi më vonë kërkoi falje dhe pranoi në Fox Sports Argjentina se ai është plotësisht i vetëdijshëm se kush është ish-ylli i River Plate, Driussi.
“Ndihem keq që nuk e njihja atë në atë moment, sepse unë e njoh atë. Unë e di se kush është ai”, ka thënë fillimisht Messi.
“Kur më kërkoi për fotografi, mendova se ai ishte një nga tifozëve që gjithmonë po presin për një fotografi”.
“Kur e pashë fotografinë në Instagram unë i kërkova falje atij. Kemi shkëmbyer mesazhe në të kaluarën përmes dikujt tjetër dhe ne ndajmë të njëjtin artist të tatuazhit”, ka shpjeguar ylli argjentinas
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...