Lionel Messi ka thënë se dëshiron të kthehet në Barcelonë një ditë, pasi u largua në verë.
Superylli argjentinas u largua nga Barcelona falas verën e kaluar, pasi marrëveshja e tij me klubin kishte mbaruar.
Për një kohë të gjatë, u duk sikur ai do të nënshkruante marrëveshje të re me klubin, por telashet financiare të Barçës nënkuptuan se Messi duhet të largohej patjetër.
Ai iu bashkua Paris Saint-Germainit, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për edhe një vit.
Por qoftë si lojtar apo ndryshe, Messi e ka ripërsëritur dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë në të ardhmen.
“Gjithmonë e kam thënë se do të kthehem në Barcelonë një ditë, sepse ajo është shtëpia ime”, tha Messi për Marca.
Ai shtoi: “Do të doja ta ndihmoj klubin në çfarëdo mënyre që mundem dhe natyrisht, nëse mund të kontribuoj dhe ta ndihmoj klubin, dua të kthehem”. /GE/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...