Google ADS

Messi: Nëse humb në Spanjë, s’ndodh asgjë – po humbe në Argjentinë, s’guxon ta lësh shtëpinë

15:51 | 27 Tetor 2019
L G

Lionel Messi e ka krahasuar futbollin në Spanjë, vendin ku ka gjithë karrierën që luan dhe atë në vendlindjen e tij, Argjentinë, ku thotë  se gjërat janë më kaotike.

I lindur në Rosario, ku edhe i nisi hapat e parë në futboll, Messi thotë se futbolli në Argjentinë është shumë më i çmendur, ku humbja nuk kapërdihet lehtë.

“Nëse humb në Spanjë, asgjë nuk ndodh. Nëse humb në Argjentinë nuk mund ta lesh shtëpinë dhe është vërtet çmenduri”, shpjegoi Messi.

Shembulli më i mirë për këtë, sipas yllit të Barcelonës, është ajo që shihet me ekipet kombëtare të vendeve të Amerikës Jugore.

“Edhe çmenduria ditore e gjen rrugën brenda futbollit”, shtoi ai.

“Këtë mund ta shohim me ekipet kombëtare në Amerikën Jugore. Tifozët nuk të lënë të flesh. Hedhin gjithçka mbi ju në hotel”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme