Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Patrick Klueivert ka mohuar të refuzojë mundësinë që Lionel Messi të luaj tek kampioni francez.
Kontrata e sulmuesit argjentinas me Barcelonën nuk skadon deri në vitin 2018, por e ardhmja në “Camp Nou” e fituesit për të pestën herë të Topit të Artë vazhdon të mbetet e pa qartë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
Pasi bashkëlojtarët e tij në front, Luis Suarez dhe Neymar kanë nënshkruar marrëveshje të reja, Messi nuk është as afër rinovimit me kampionin aktual të La Ligas. Klueivert i shtoi benzinë zjarrit pas Paris Saint Germain shkatërroi Barcelonën me fitoren 4 me 0 në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve të zhvilluar dje (e martë).
“Messi në PSG? Kurrë mos thuaj kurrë”, u tha Kluivert gazetarëve në Paris. “Çdo skuadër e do një lojtar si Messi”
29-vjeçari ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon./arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...