Google ADS

Messi në bisedime me Barçën: Kontratë e re deri më 2023 dhe pa rritje page

15:15 | 21 Qershor 2020
L G

Barcelona dhe Lionel Messi i kanë filluar bisedimet për ripërtëritjen e kontratës, pasi afati i fundit që superylli argjentinas të konfirmojë nëse dëshiron të vazhdojë apo të largohet nga klubi kaloi në fillim të qershorit.

Bisedimet janë duke u mbajtur mes presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeu, dhe babait të futbollistit, Jorge Messi. Palët janë pajtuar për kushtet kryesore të kontratës, sipas mediave spanjolle.

Messit i mbaron kontrata aktuale në verën e vitit 2021.

Klubi katalonas i ka propozuar Messit ta zgjasë kontratën për dy vjet, gjë për të cilën ai është pajtuar. Kjo nënkupton se Messi do të jetë lojtar i Barçës deri në verën e vitit 2023.

Por, njëlloj si në marrëveshjet e mëparshme, Messi do ta ketë mundësinë ta prishë kontratën në fund të çdo sezoni.

Ky kusht është i panegociueshëm për Messin, sepse ai nuk dëshiron t’i ketë duart e lidhura nga një kontratë dhe dëshiron të jetë në gjendje të vendosë në fund të çdo sezoni nëse është i gatshëm fizikisht apo jo për ta vazhduar futbollin në nivelin më të lartë.

Paga do të jetë e njëjtë

Paga e Messit nuk do të rritet me kontratën e re dhe për këtë janë pajtuar të dy palët, duke e marrë parasysh ndikimin ekonomik në futboll që e ka shkaktuar pandemia koronavirus.

Besohet se Messi i fiton 565.000 euro në javë, apo rreth 26 milionë euro në vit në kontratën aktuale me Barçën. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme