Mbrojtësi i krahut të majtë Jordi Alba e ka falënderuar Lionel Messin për fitoren e të dielës mbrëma kundër Levantes.
Messi e shënoi golin e vetëm të ndeshjen në pjesën e dytë, duke ngritur Barcelonën në vendin e tetë më 17 pikë të grumbulluara, raporton Gazeta Express.
Ky ishte vetëm goli i pestë i argjentinasit në La Liga këtë sezon, që është shumë pak krahasuar me standardet e tij të larta.
“Ne e dimë që, nëse i japim topin, ai mund të krijojë rreziqe. Leo na e fitoi ndeshjen sot me golin e tij”, tha Jordi Alba
“Unë mendoj se u kthyem dhe bëmë një punë shumë të mirë. Ne duhet të marrim sa më shumë nga pikët tona të mbetura.”
Barcelona tani është nëntë pikë larg liderit të La Ligës, Real Sociedad, dhe mbrojtësi i tyre i majtë shpreson të ngritën sa më lartë në tabelë.
“Nëse i bëjmë gjërat mirë, ne do të shkojmë më lart”, shtoi Jordi Alba.
Barcelona ka dy ndeshje më pakë të zhvilluara se sa Real Sociedad i cili i prin tabelës me 26 pikë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...