Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Argjentinasi nuk arriti të lërë gjurmë në tri ndeshjet e luajtura, teksa së fundmi edhe pësoi një lëndim.
Në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit, Messi u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.
Ai mungoi ndaj Metz, kurse sot PSG konfirmoi se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Montpellier.
Kurse është në dyshim të madh edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të martën. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...