Hugo Llors mendon se Lionel Messi mund të “vendos për fatin e ndeshjes” në rast se arrin të shfaq lojën e tij në Kampionatin Botëror me Argjentinën në takimin kundër Francës.
Lloris, i cili ka bërë paraqitjen e tij të 100-të për skuadrën e tij kombëtare në takimin kundër Perus, ka sugjeruar që Franca duhet të marrë përgjegjësi kolektive për të ruajtur yllin e Barcelonës në rast se dëshirojnë për të kaluar në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke u përgatitur për të luajtur në ndeshjen e 1/16-së kundër Argjentinës, prandaj ne duhet të jemi në nivelin tonë më të lartë”, u ka thënë ai gazetarëve para ndeshjes të së shtunës.
“Ne kemi studiuar ndeshjet e tyre në grupe, gjë që na jep një indikacion, por ne e dimë që lojtarët si Messi mund të shfaqin nivelin e tyre dhe të vendosin fatin e ndeshjes, ashtu si bënë me Argjentinën dhe Barcelonën”
“Ne kemi nevojë për përgjigje kolektive, t’i japim gjithçka individualisht dhe kolektivisht. Ne duhet të jemi të shkëlqyer për të vazhduar përpara”
Messi i ofroi tifozëve të Argjentinës një moment magjie me golin e tij në fitoren kundër Nigerisë me rezultat 2 me 1 me të së cilës iu shmangën fazës grupore./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës