Lionel Messit do të ishte më i miri në secilën ligë dhe mund të shkëlqejë nëse transferohet në futbollin anglez, sipas ish trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.
Messi i ka bërë të ditur Barcelonës se dëshiron të largohet këtë verë, me Manchester Cityn skuadrën favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.
Babai i Messit ndodhet në Barcelonë, duke diskutuar me drejtuesit klubit.
“Gjithçka mund të ndodh”, ka deklaruar fillimisht Pochettino, teksa fliste për situatën e Messit, përcjell lajmi.net.
“Messi mund të luajë kudo që ai dëshiron, në Spanjë apo Premierligë. Ai është gati të bëhet më i miri në secilën ligë”, ka shtuar ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...