Barcelona po mendon mënyrën e rikthimit të Messit në gjirin saj.
Ylli argjentinas iu bashkua vjet Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin francez.
Dhe, katalunasit duan të presin deri verën tjetër dhe ta rikthejnë legjendën e tyre në “Camp Nou”, shkruan “ESPN”, raporton arbresh.info.
Trajneri Xavi Hernandez konsideron se 34 vjeçari mund të kryejë ende punë në Spanjë, nëse vendos të rikthehet në verën e vitit 2023, kur do të jetë lojtar i lirë prapë.
Ndërkohë, për Messin spekulohet se vitin tjetër mund të përfundojë përtej Atlantikut, respektivisht në klubin amerikan Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.
Eksperienca e Messit në PSG nuk ka nisur si duhet dhe të gjithë e presin Messin e vërtet në vitin e tij të dytë në “Parkun e Princave./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...