Lionel Messi mund të pensionohet nga futbollit ndërkombëtar nëse Argjentina eliminohet nga Kampionati Botëror, kështu beson ish bashkëlojtari i tij – Pablo Zabaleta.
Messi ishte një figurë e izoluar në disfatën e thellë 3 me 0 të Argjentinës kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre në kuadër të Grupit D të enjten duke bërë largimin e parakohshëm të mundshëm për kampionin e dyfishtë, transmeton portali arbresh.info.Zabaleta, i cili ishte pjesë e skuadrës që arriti në finalen e vitit 2014, beson se ylli i Barcelonës mund t’i jap fund karrierës së tij ndërkombëtare në rast se ata nuk arrijnë të kalojnë në raundin tjetër.
“Ndjej shumë keqardhje për Lionel Messin”, ka thënë Zabaleta për ‘BBC’.
“Kjo ishte mundësia e tij e fundit për të fituar diçka me Argjentinën, prandaj nuk do të isha i befasuar nëse e shoh atë duke u pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas kësaj”
“Ai do të jetë shumë i zhgënjyer dhe janë edhe katër vite të tjera deri në Katar”
Argjentina kapitulloi pas gabimit të tmerrshëm nga portieri Willy Caballero që i lejoi Ante Rebicit të shënojë golin e epërsisë në minutën e 53′ para se Luka Modric dhe Ivan Rakitic të realizonin më vonë nga një gol./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation