“Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”
Xavi Hernandez beson se Lionel Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.
Ish kapiteni i Barcelonës ka shënuar sukseset më të mëdha në karrierë me Lionel Messin bashkëlojtar te skuadra nga ‘Camp Nou’.
Xavi që tani paraqitet në Katar se Al Sadd, ka thënë se Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.
““Ndonjëherë mendoj se ai mund të luajë derisa të jetë 38, 39 ose 40 vjeç. Ai ka shumë pak nevojë për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Xavi për Catalunya Radio.
“Çfarë humb kur të plakesh? Ritmi apo çfarë? Ai nuk do të humbasë shpejtësinë e tij mendore. Messi është i pakrahasueshëm”.
Messi aktualisht është 31 vjeçar, dhe gjatë karrierës së tij ka fituar pesë herë Topin e Artë.
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024