Gjashtë muaj para se të përfundojë kontrata e tij me Barcelonën, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të fillojë diskutimet për të ardhmen e tij, nëse dëshiron
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi tani është i lirë për të diskutuar një kontratë të re me klube të tjera, derisa kontrata me katalunasit i skadon më 30 qershor të këtij viti.
Me më pak se gjashtë muaj në kontratë, e ardhmja e fituesit të Topit të Artë, me Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain besohet se janë skuadrat që preferon 33-vjeçari.
Edhe pse Messi është i lidhur me Barcelonën prej që ai ju bashkua atyre si i ri më 2001, e ardhmja e tij është në ajër pasi që ai kërkoi të largohet nga skuadra katalunase në verën e vitit 2020.
Në fund, Messi nuk deshi që kjo çështje të shkonte në gjykatë me Barçën që të ndahet me të dhe ai vendosi që të rrinte në klub, por kontrata e tij përfundon në qershor, ylli i argjentinas mund ta gjejë veten duke luajtur futboll për një klub tjetër për herë të parë që nga muaji gusht.
Messi është i palumtur për shkak se Barcelona është një skuadër jo fituese në muajt e fundit. Klubi humbi titullin e La Ligas në verë nga Real Madridi dhe nuk po arrin të këtë qëndrueshmëri në rezultate te Ronald Koeman.
Blaugrana është në vendin e gjashtë në La Liga derisa ka 10 pikë më pak se liderët Atletico Madrid që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pasi që kishte sfiduar për titull që prej se debutoi për klubin më 2004, Messi dhe Barcelona këtë vit pritet që të luftojë për një kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Goal ka konfirmuar që as lojtari dhe as babai i tij, Jorge nuk janë në kontakte me ndonjë klub tani. Ata nuk kanë pasur asnjë takim apo kontakt me ndonjë skuadër, qoftë joformale apo të zakonshme, për shkak se edhe ligjet sportive e ndalojnë këtë.
Tani, për Messi nuk do të vlejnë më këto rregulla dhe ai mund të fillojë negociatat me cilëndo skuadër që dëshiron.
Nuk pritet që ai të vendos deri pas zgjedhjeve presidenciale në Barçë që do të mbahen më 24 janar, me të gjithë kandidatët që kanë theksuar rëndësinë e të qenit te Messi në Camp Nou.
Megjithatë, me Barçën që është duke kërkuar uljen e pagave të tyre dhe mosaftësinë e tyre për të konkurruar në nivele të larta, klubi katalunas përballet me një sfidë të keqe për t’i siguruar shërbimet e tij edhe për disa vite.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...