Argjentina ka arritur të shënoj fitore ndaj kombëtares së Perus me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026.
Golat i realizoi kapiteni i kësaj kombëtare Lionel Messi në minutën e 32-të dhe 42-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa një gol tjetër u anulua për shkak të pozitës jashtë loje për të ia pamundësuar hattrickun, kampionit të botës, Lionel Messit.
Messi pas ndeshjes në një intervistë për TycSports foli rreth kombëtares.
“Kjo skuadër është impresionuese, vazhdon të rritet dhe luan gjithnjë e më mirë”, tha Messi.
Tutje ai krahasoi Argjentinën me Barcelonën e Guardiolës.
“Duke na krahasuar me Barcelonën e Guardiolës, e cila është skuadra më e fortë në histori, ndoshta është pak herët, por mendoj se jemi mjaft afër atij niveli dhe këtë e kemi demonstruar, duke u shpallur kampionë të botës”, theksoi ai.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë po ashtu theksoi se kombëtarja e Argjentinës ka një stil të veçantë të lojës.
“Kemi lojtarë të mëdhenj, nuk ka rëndësi se kush luan sepse e kemi një stil mjaft të veçantë dhe kjo mënyrë e lojës po pëlqehet. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Pas triumfit në Copa America jemi liruar nga një peshë dhe jemi rritur. Botërori na dha përgjegjësi edhe më të mëdha”, përfundoi Messi.
Argjentina pas katër ndeshjeve ka katër fitore në këtë kampanjë kualifikuese. /Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...