Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka konfirmuar se ka pritur që një kohë të gjatë të luajë në “San Paolo”.
Argjentinasi është shumë i emocionuar që do shfaq kualitetin në stadiumin e legjendës, Diego Maradona, transmeton portali arbresh.info.
“Doja të luaj aty që një kohë të gjatë, por kurrë nuk kisha shansin. Më në fund momenti erdhi dhe jam shumë i emocionuar, pavarësisht se është ndryshe tani. Është përmirësuar dhe njerëzit janë ndryshe”.
“Eksperienca e lojës do jetë shumë e mirë. Njerëzit janë të pasionuar. E di që Napolitanët janë të çmendur pas futbollit. Kam bashkëlojtarë që kanë luajtur, si Lavezzi dhe me ka treguar shumë gjëra”.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se nëse duan të kualifikohen duhet të mos bëjnë gabime.
“Për tu kualifikuar, duhet të jemi më të qëndrueshëm. Dijet të mësojmë dhe të luajmë sa më mirë të jetë e mundur. Duhet të mos i bëjmë gabimet si në Romë ose Liverpool”, theksoi Messi.
Ndeshja mes Napolit e Barcelonës do zhvillohet javën tjetër./arbresh.info.
Policia kontrolle në zyrat e Netflix në Holandë dhe Francë
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në...
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...