Futbollisti brazilian ka njoftuar se Lionel Messi ka pasur një rol të madh në transferimin e tij te Barcelona.
Paulinho ka zbuluar se si një bisedë brenda ndeshjes me Lionel Messi i hapi atij rrugën drejtë transferimit befasues te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Ish mesfushori i Tottenhamit nënshkroi për klubin katalunas në muajin gusht duke finalizuar një marrëveshje prej 40 milionë euro për tu larguar nga skuadra e Super Ligës së Kinës, Guangzhou Evergrande Taobao.
“Unë isha i gatshëm për të gjuajtur goditjen e lirë në një ndeshje ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës”, tha fillimisht Paulinho për ‘El Periodico’.
“Papritmas, e pash Lionel Messin prapa duhet u afruar gjithnjë e më shumë dhe më tha ‘A do të shkojmë te Barcelona apo jo”. Unë i thash ‘Nëse dëshiron të më sjellësh aty, ti ke mundësi. Unë do të shkojë”
“Isha aq nervoz dhe i thashë Willianit ‘Gjuani ju goditjen e lirë'”
“Pas ndeshjes, unë shkëmbeva fanellat me Messin. Ai nuk më lejoi të gjuaj nga goditja e lirë, por unë jam këtu”
E gjithë kjo kishte ndodhur në muajin qershor në një miqësore ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...