Një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe fituesi i pesë “Topave të Artë’, Lionel Messi, sot feston 31-vjetorin e lindjes.
Për sulmuesin argjentinas, yllin e Barcelonës, ndoshta ky nuk është momenti më i mirë për të festuar këtë ditë të veçantë për të.
Megjithatë, bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo ka vendosur nëpërmjet një dedikimi t’i ndryshojë humorin bashkëshortit.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, të duam shumë. Faleminderit që më bën të ndihem gruaja më e lumtur në botë dhe për familjen që kemi, që është thesari ynë më i madh. Uroj të jesh i lumtur sot e përgjithmonë”, shkruan Antonella në postimin e saj në rrjetet sociale.
Messi dhe Antonella janë prindër të tre fëmijëve; Thiago, Mateo dhe i vogli, Ciro.Bashkë me mesazhin, bukuroshja argjentinase ka publikua edhe disa foto, që mund t’i shikoni më poshtë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...