Messi “lë të vdekur” tre lojtarë të Brazilit me vetëm dy prekje

13:21 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Lionel Messi i Argjentinës shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në driblim kundër Brazilit në Kupë të Amerikës, por nuk ishte në gjendje të parandalonte disfatën tronditëse.

Gjigantët nga Amerika e Jugut u përpallën kokë me kokë në gjysmëfinalen e kompeticionit të këtij viti në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë) ku skuadra braziliane e Tites siguroi një vend në finale me fitoren 2 me 0, transmeton portali arbresh.info.

Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino shënuan golat për Brazilin, por Argjentina ishte gjithmonë në sulm.

Messi kritikohet shpesh për performancat e tij në fazën ndërkombëtare për shkak se tifozët dhe ekspertët e futbollit sugjerojnë se nuk është efektiv ashtu si te Barcelona, por gjërat ishin ndryshe mbrëmjen e kaluar.

Momenti më i mirë nga 32-vjeçari erdhi në pjesën e dytë për shkak se “la të vdekur” tre lojtarë të Brazilit me dy prekje para se të vraponte me shpejtësi në pjesën tjetër duke i dhuruar një mundësi Sergio Agueros për goditje.

Më poshtë ose duke klikuar këtu mund të shikoni momentin magjik nga Messi./arbresh.info/

https://twitter.com/MessifansWW/status/1146274920600653825

https://twitter.com/JoshuaUbeku/status/1146307453296009216

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme