Lionel Messi ka fituar sot për herë të katër trofeun e “Këpucës së Artë”, si golashënuesi më i mirë i futbollit evropian.
Pavarësisht këtyre sukseseve, trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur që mos ta inkuadroj që nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Kjo ka bërë që lojtari ta kundërshtojë strategun spanjoll duke pohuar se nuk i pëlqen të mbetet jashtë skuadrës së parë.
“Nuk e pëlqej qëndrimin në stol, sidomos në ndeshjet e mëdha. Unë preferoj gjithnjë të luaj titullar. Nuk më pëlqeu që trajneri më la në stol ndaj Juventusit”, tha sulmuesi i Barcelonës.
Në fakt, në ndeshjen ndaj “Zonjës së Vjetër”, futbollisti u aktivizua në pjesën e dytë, ku takimi përfundoi pa gola.
Theksojmë se katalunasit gjatë fundjavës do të luajë kundër ekipit të vendit të dytë në ligën elitare spanjolle, Valencia.
Ndryshe, Messi deri më tani është paraqitur në 394 ndeshje për Barcën duke realizuar 361 gola.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale